26 Prill 2024

Kryesia konfirmoi mbajtjen e seancës

Prishtinë, 30 nëntor - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, sot, në mbledhjen e përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të drejtuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, konfirmoi mbajtjen e seancës plenare sot, në orën 11:00, me rendin e ditës të përcaktuar në mbledhjen e kaluar.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka thënë se mbledhjen e kanë mbajtura pas një propozimi që t’i japin një mundësi opozitës ta thonë një propozim në mënyrë që seancat të mbahet pa probleme, por përfaqësuesja e opozitës tha se opozita mund ta jap ndonjë qëndrim pas takimit të opozitës në ora 9:30.

Propozimi në kryesi për ndonjë opsion të opozitës ka ardhur nga nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, por përfaqësuesja e opozitës dhe nënkryetarja e Kuvendit, Aida Dërguti ka lëshuar mbledhjen duke thënë se opozita mund të ketë qëndrim pas një takimi në ora 9:30.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)