18 Prill 2024

VV: Sa më shumë qeveria do të jetë polici, populli do të jetë vullnet për liri

Dusseldorf, 29 nëntor - Shteti po i përgjigjet qytetarit me polici. Kjo u tha gjatë konferencës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! ku folën Kryetari Visar Ymeri dhe nënkryetari Driton Çaushi.

\"Manifestimi i djeshëm madhështor i 35 mijë qytetarëve që nuk e lejojnë qeverinë ta degradojë Republikën përmes Zajednicës e t’ia cungojë asaj territorin përmes shitjes së tokave Malit të Zi, e frikësoi pushtetin. Ky pushtet nuk e duron dot qytetarin\", tha z. Ymeri.

Pushteti u frikësua sepse në shesh e dëgjoi zërin e qytetarëve. Marrëveshjet kriminale të me Serbinë e Malin e Zi, me të cilat janë mishëruar e njëjtësuar aq shumë Mustafa e Thaçi, dje e panë fundin e tyre.

Prandaj pushteti veproi ashtu siç e pamë të gjithë. Që përgjigja e vetme e tyre është policia.

Dje u dëshmua se Kosova nuk është shtet demokratik, nuk është shtet i së drejtës, nuk është shtet ligjor nuk është policor, por është qeveri policësh. Dje opozita është dhunuar.

Këtu më s’ka politikë, por vetëm polici. Këtu s’ka më pozitë, ka vetëm opozitë. Nuk ekziston më institucioni, por vetëm populli.

Të jemi të sigurt sa më shumë qeveria do të jetë polici, apo më tepër populli do të jetë vullnet për liri.

Askund nuk ka ndodhur të bastiset selia e opozitës – selia nuk është banesa private e Albinit. Policia nuk e zotëronte asnjë dokument për bastisje.  Kur qeveria është polici ajo nuk është më e këtij populli. Është jashtë popullit, jashtë republikës. E vetmja instancë që është jashtë ligjit sot, është kjo qeveri policësh.

Ndërkaq, nënkryetari Driton Çaushi tha se bilanci i një manifestimi paqësor e masiv është me mbi 100 të arrestuar, prej të cilëve ne kemi identifikuar deri tash 83 prej tyre. Kurse, 12 prej tyre po mbahen, përfshirë edhe deputetin Albin Kurti për arrestimin e të cilit u bë i gjithë ky intervenim brutal. \"Asnjë aktivist nuk është arrestuar pa dhunë. Është përdorur sprej, shkopa e plumba gome brenda e jashtë zyrave. Ndaj aktivisteve e aktivistëve\", tha z. Çaushi. Në emergjencë kanë kërkuar ndihmë 9 aktivistë. 14 aktivistë kanë qenë në gjendje të rëndë brenda në ambienteve policore, dhe pavarësisht që kanë pasur nevojë urgjente të kurohen në emergjencë nuk dërgoheshin. Ndërkaq, për zyret e Lëvizjes tregoi se ato janë dëmtuar pas bastisjeve pa asnjë urdhër.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)