28 Mars 2024

Dusseldorfi feston nëntorin shqiptar

Dusseldorf, 29 nëntor - Nën tingujt e muzikës së Dren Abazit dhe Zig Zag Orchestrës, dhe performansës së Baletit Kombëtar të Tiranës, jazz-it nga Eda Zari dhe violinës së Ersi Gegës, Nëntori Shqiptar u festua në Dusseldorf.

Ministira e Diasporës ishte edhe bashkëorganizatore me Ministinë e Kulturës së Shqipërisë në këtë festivitet.

Ministri i Diasporës, z. Valon Murati i pranishëm në këtë manifestim së bashku me kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë, z. Ilir Meta, ministren e Kulturës së Shqipërisë, znj. Mirela Kumbaro, kryetarin e qytetit të Dusseldorfit, z. Thomas Geisel, uroi të gjithë bashkatdhetarëve të pranishëm në Robert Schuman Saal festën e Flamurit duke falenderuar njëkohësisht edhe miqtë gjerman të cilët kanë shtrirë dorën e ndihmës në kohët më të nevojshme për kombin tonë.

\"Sonte është natë ku flasin artistët e jo politikanët. Ndihem i privilegjuar që festoj këtë festë kombëtare së bashku me bashkëkombasit e mi në mërgatë, sepse jeni ju, gjeneratat e diasporës shqiptare të cilat dhatë kontributin tuaj të pazëvendësueshëm si në pavarësinë e Shqipërisë e po ashtu edhe në rrugën e gjatë dhe të mundimshme të pavarësisë së Kosovës\", tha ministri Murati.

Pas gala mbrëmjes, ministri Murati në shoqërim të kryetarit të Parlamentit shqiptar, z. Meta ishte prezent në një takim me pjesëtarët e diasporës shqiptare të profileve të ndryshme nga Dusseldorfi, Kolni, Bohumi, Esseni dhe Hageni, me të cilët bashkëbiseduan rreth punës së Ministrisë dhe planeve të përbashkëta për vitin 2016 posacërisht rreth ngritjes së cilësisë dhe pjesëmarrjes së fëmijëve shqiptar në shkollat e mësimit plotësues në Gjermani.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)