26 Prill 2024

Agani: Çdo parti politike duhet frymëzuar nga vepra e Adem Jasharit

Prishtinë, 28 nëntor - Një delegacion i Partisë së Drejtësisë, më në krye liderin Ferid Agani, me rastin e 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit dhe shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ka bërë homazhe pranë varrezave në Kompleksin Memorial në Prekaz.

Me këtë rast i pari i PD-së,  ka vizituar edhe Kullën e Jasharajve, ku u prit nga Rifat Jashari, të cilit i uroi Ditën e Flamurit, duke vlerësuar lart kontributin e kësaj familjeje dhënë për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Agani me këtë rast tha se çdo parti politike në trojet shqiptare duhet frymëzuar nga vepra dhe jeta e Komandantit Legjendar, Adem Jasharit.

“Në këtë ditë feste me respekt të thellë dhe nderim të madh përkujtojmë Komandantin frymëzues Adem Jashari dhe të gjithë luftëtarët dhe martirët, që, me sakrificën më sublime inspiruan një popull, dhe botës i treguan se për liri shqiptarët nuk njohin kufirin e flijimit”, tha Agani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)