20 Prill 2024

Mustafa: 28 Nëntori na bashkon për të punuar për të ardhmen

Prishtinë, 27 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit, 103 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit Kombëtar Shqiptar. 

Kryeministri Mustafa ka theksuar se në këtë përvjetor, shqiptarët me të drejtë mund të festojnë për arritjet e tyre, kudo që jetojnë, ndërsa gjejnë motiv për të punuar edhe më shumë për të arritur aspiratat e integrimit mes veti dhe me aleatët e tyre natyralë.

“Kjo festë na obligon të nderojmë veprën e të gjithë atyre që punuan, e u sakrifikuan për kombin tonë. Na obligon të jemi mirënjohës ndaj kontributit të atyre që e krijuan dhe ndërtuan shtetin shqiptar, por edhe ndaj atyre që krijuan shtetin e Kosovës”, ka thënë kryeministri Isa Mustafa. 

Republika e Kosovës, sipas kryeministrit Mustafa, po punon fuqishëm për t’u integruar në Bashkimin Evropian dhe për të forcuar lidhjet e bashkëpunimit me vendet demokratike të botës, të cilat gjithmonë kanë qenë krah i aspiratave liridashëse e paqedashëse të shqiptarëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)