19 Prill 2024

Një delegacion i Kuvendit merr pjesë në konferencën e NATO-s

Bruksel,  27 nëntor - Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga nënkryetari Xhavit Haliti, gjatë pjesëmarrjes në konferencën e organizuar nga AP e NATO-s, Nën – Komisioni për Marrëdhënie Ekonomike Transatlantike, kanë zhvilluar një takim me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të Mesdheut, Francesco Maria Amorosu, më të cilin u diskutua rreth anëtarësimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në këtë organizatë.

Po ashtu Delegacioni është duke zhvilluar takime edhe me personalitete nga skena politike e shtetit italian, BE-së, si dhe shteteve anëtare të NATO-s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)