19 Prill 2024

Opozita pa alternativë për qytetarë e Komunës së Vitisë

Prishtinë, 26 nëntor - Rrjeti i OJQ-ve AVONET, shpreh shqetësimin për zhvillimet e fundit në njërën nga partitë opozitare në Komunën e Vitisë, që nomoniojnë individ që kanë qenë pjesë e pushtetit të kaluar dhe nuk treguar përformancë të mirë  në qeverisjen e kaluar, e poashtu ballafaqohen  me sistemin e drejtësisë.

Kjo tregon se opozita nuk ka filluar reformimin brenda subjektit të saj, ky subjekt ka mbyllur alternativat për kuadrat e reja dhe alternative dhe poashtu është një tregues se ky subjekt udheheqet nga grupet e caktuara të interesit.

Një veprim i tillë i opozitës lën shumë për të dëshiruar që ata të punojnë për qytetarët, në përmisimin e kushteve të jetësës dhe realizim të projekteve të cilat e përmisojnë jetën e qytetarëve.

Opozita që si qëllim kryesor ka për të kthyer në pushtet nëpërmes evidentimit të gabimeve të qeverisjes aktuale dhe angazhimit të tyre për një alternative për zgjidhjen e problemeve aktuale të qytetarëve për përmisimin e kushteve të jetës së qytetarëve dhe duke qenë sa ma afër qytetarëve që ofrojnë mekanizma për zgjedhjen e problemeve të shumta, ajo po luan karten e kandidatëve për kryetar komune.

Një veprim i tillë i opozitës nuk jep sinjale për punën në favor të qytetarëve dhe njëherit për kthimin e tyre në pushtet.

Nuk i duhen improvizimet opozitës, por puna konkrete dhe këmbëngulesia për evidentimin e gabimeve të bëra të pushtetit dhe angazhimi për hallët e shumta të qytetarëve.

Si pasojë e qeverisjës së tyre të kaluar, përballet me akuza të shumta nëpër prokurori si shkak i shkeljës së ligjit, keqpërdorim i fondeve publike,  poashtu edhe nëpunësit civil përballën me akuza të shumta që nga pushteti i kaluar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)