18 Prill 2024

BE: Nisma e kryeministrit, mundësi për rivendosjen e dialogut

Prishtinë, 26 nëntor - Bashkimi Evropian i ka dhënë mbështetje nismës së kryeministrit Isa Mustafa për t’i bërë ekspertizë caktimit të vijës kufitare midis Kosovës e Malit të Zi para një përbërjeje ekspertësh ndërkombëtarë.

Por, të njëjtën kohë Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë ka kërkuar që kjo iniciativë të shërbejë si mundësi për kthimin e debatit politik, në veçanti kthimin e normalitetit në Kuvendin e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Zëdhënësja e BE-së, Dinka Zivalj, ka thënë për “Kohën Ditore” se mirëpresin çdo përpjekje që çon në zgjidhjen e situatës aktuale.

“Ne mirëpresim çdo nismë që synon zgjidhjen e problemeve aktuale përmes dialogut politik, duke përfshirë edhe nismën e Kryeministrit për demarkacionin e kufirit Kosovë-Mal i Zi”, ka thënë Zivalj. “Ne shpresojmë se kjo do të çojë në rikthimin e dialogut politik në përgjithësi dhe në punën e Kuvendit në veçanti”.

Kryeministri Mustafa një ditë më parë ka thënë t’ia ketë përcjellë një shkresë BE-së, dhe një tjetër do t’ia adresojë SHBA-së nëpërmjet të cilave kërkon ekspertizë të caktimit të vijës kufitare midis Kosovës e Malit të Zi, ku do të përballeshin argumentet e ekspertëve ndërkombëtarë me ato të komisionit qeveritar.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)