26 Prill 2024

Shqiptarët duhet të dalin me një platformë të përbashkët

Preshevë, 25 nëntor - Kryetari i Këshillit kombëtar shqiptar, Jonuz Musliu mendon se shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Mal të Zi dhe në Çamëri duhet të dalin me një platformë të përbashkët, e cila do t’i mbronte të drejtat e tyre.

Duke folur për bllokimin e mbi 100 mijë teksteve shkollore, që Serbia nuk po lejon të hyjnë nga Kosova, Musliu tha për ‘Epokën e re’ se me këtë po vazhdon urrejtja patologjike e Serbisë ndaj shqiptarëve.

Ai ka thënë se Kosova duhet ta ndryshojë Kushtetutën dhe t’i mbrojë shqiptarët e Luginës.

Musliu ka kërkuar të bëhet reciprocitet në mes të serbëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)