25 Prill 2024

AAK-ja: Manifestimi do të jetë paqësor

Prishtinë, 24 nëntor -  Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate për media se manifestimi protestues, më 28 nëntor, do të jetë paqësor dhe i qetë.

Opozita e bashkuar është përcaktuar që në këtë tubim ta shpalos kundërshtimin civil e qytetar për dy marrëveshje, të cilat rrezikojnë funksionimin normal të Kosovës. Në këtë tubim do ta dërgojmë një mesazh për pushtetin.

Askush nuk mund të jetë mbi kushtetutën e kundër interesave të vendit, as me nënshkrime e as me këto dy marrëveshje.

\"Ne do të jemi paqësorë dhe tubimi ynë nuk do ta rrezikojë sigurinë e askujt. Policia e Kosovës lë ta kryejë e qetë punën e saj.

Manifestimi ynë, në të cilin do të marrin pjesë i madh e i vogël, nuk mund të lidhet me asgjë, përpos me një kundërshtim qytetar për dy marrëveshjet, të cilat tashmë po i kundërshton shumica”, është thënë në komunikatën e AAK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)