20 Prill 2024

Thaçi: Opozita përdorë dhunën për synime politike

Prishtinë, 13 tetor -  Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se opozita po vazhdon të përdorë dhunën për t’i realizuar synimet e veta politike.

“Për fat të keq, opozita po vazhdon të përdorë dhunën për t’i realizuar synimet e veta politike. Lidershipi i opozitës duhet ta kuptojë se pushteti fitohet vetëm me votë e assesi me dhunë. Mungesa e besimit të qytetarëve nuk kompensohet me ekstremizëm politik. Institucionet legjitime të Republikës do të vazhdojnë punën e tyre, pavarësisht zhurmës dhe akteve të dhunës nga pakica opozitare”, ka shkruar Thaçi në \"Facebook\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)