26 Prill 2024

Kanadaja mbështet fuqishëm Kosovën

Prishtinë, 13 tetor -  Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e Kanadasë në Zagreb, jo rezident për Kosovën Daniel Maksymiuk.

Presidentja Jahjaga vlerësoi se marrëdhëniet midis Republikës së Kosovës dhe Kanadasë janë shumë të mira dhe shprehu vendosmërinë e institucioneve tona për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror midis dy vendeve sidomos në fushën e  zhvillimit  ekonomik dhe investimeve të huaja.

Ajo e çmoi lart mbështetjen që Kanadaja i ka dhënë Institucioneve të Republikës së Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit.

Presidentja Jahjaga e uroi ambasadorin Maksymiuk për detyrën e re, duke i dëshiruar punë të suksesshme gjatë mandatit të tij si ambasador jorezident i Kanadasë  në Republikën e Kosovës.

Ambasadori Maksymiuk, theksoi se Kanadaja mbështet fuqishëm institucionet e Kosovës dhe angazhohet për të thelluar bashkëpunimin në çdo fushë me interes të përbashkët, sidomos në atë ekonomike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)