28 Mars 2024

Miratohet në parim Projektligji për Shërbimin e Jashtëm të Kosovës

Prishtinë, 13 tetor - Komisioni për Punë të Jashtme, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga nënkryetarja e Komisionit, Teuta Rugova, ka shqyrtuar Projektligjin për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës.

 

Deputetja Rugova ka theksuar se projektligji në fjalë është proceduar në Kuvend  më 15 shtator të këtij viti dhe se ai u është shpërndarë deputetëve.

 

Duke e vlerësuar projektligjin të hartuar mirë, i cili është shoqëruar edhe me të gjitha shkresat e nevojshme (memorandumin shpjegues, deklaratën financiare dhe opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së), ajo ka pohuar se Projektligji do të rregullojë veprimtarinë e Shërbimit të jashtëm të Republikës së Kosovës, duke e përfshirë edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ajo ka sqaruar tutje se kur të hyjë në fuqi ky projektligj, do të shfuqizohet Ligji për MPJ-në dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës, së bashku me Ligjin për plotësimin dhe ndryshimin e tij, si dhe Ligji për shërbimin e jashtëm të Republikës së Kosovës.

Pas shprehjes së vlerësimeve pozitive për këtë projektligj anëtarët e Komisionit  e kanë miratuar atë në parim, duke e formuar edhe grupin punues, në përbërje : Qerim Bajrami, Zafir Berisha dhe Blerta Deliu – Kodra,  për të përgatitur raportin me rekomandime, në emër të komisionit funksional.

Po në këtë takim është vendosur për një vizitë zyrtare (njëditore) të katër anëtarëve të komisionit në Parlamentin hungarez, më 17 nëntor, ndërkohë që do të përcaktohet edhe delegacioni për këtë vizitë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)