26 Prill 2024

Dhuna nuk guxon të zëvendësoj institucionet demokratike shtetërore

Prishtinë, 13 tetor - Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë z. Ruairi O’Connell.

Gjatë takimit kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe për agjendën evropiane të Kosovës.

Ministri Çollaku dhe ambasadori O’Connell,  janë pajtuar se mënyra e vetme për të siguruar suksesin e Kosovës në planin e brendshëm dhe në arenën ndërkombëtare, është përmes funksionimit demokratik të institucioneve legjitime të zgjedhura nga qytetarët e Kosovës.

Ata kanë thënë se dhuna nuk guxon të zëvendësoj institucionet demokratike shtetërore.

Po ashtu ambasadori O’Connell, ka rikonfirmuar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj procesit integrues të Kosovës në BE si dhe anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe organizata të tjera ndërkombëtare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)