23 Prill 2024

Tërmkolli: Protesta e opozitës tendencë për anarki

Prishtinë, 13 tetor - Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka thënë se protesta e qytetarëve kundër arrestimit të Albin Kurtit nga Policia e Kosovës, është kundër interesave të shtetit dhe tendencë për anarki.

“Është akt kundër interesave të shtetit. Këto janë elemente te anarkisë dhe natyrisht që është e rrezikshme kjo situatë. Këto veprime janë revolucionare, marksistet te Enver Hoxhës. Nuk mund të merret pushteti me dhune ne një shtet demokratik, por edhe veprimet e opozitës duhet të trajtohen dhe te shqyrtohen.\"

\"Pozita nuk mund te sillet sikur s’ka ndodhe gjë, duhet te mendohet të ofrojë mundësi për një zgjidhje, dhe duhet të dijë të menaxhoje këtë situate të mos eskalojë më tutje. Sepse kur eskalohet situata edhe më shumë.\"

\"Nuk është vetëm problemi i lirimit te Kurtit, kjo është pak më serioze. Opozita do ta sjelle vendin në një situate shume të rëndë nëse i realizon ato qëllimet e veta”, ka thënë ajo.

/Klan Kosova/ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)