25 Prill 2024

AVONET: Veprimet e tilla të dhunës nuk kanë vend në demokraci

Prishtinë, 9 tetor - Rrjeti i OJQ-ve AVONET, shpreh shqetësimin për dhunën dhe presionin që po bëhet në Kuvendin e Kosovës, një veprim i përsëritur nga opozita.

Kjo që ndodhi sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, është një ngacmim për të shkuar deri tek një konflikt e deri të një kauzë.

Fyerjet dhe veprimet e pa matura të deputetëve nga Parlamenti i Republikës së Kosovës janë tallje për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Sjelljet provokuese të deputetëve nga opozita ishin të orientuar për një konflikt mes deputetëve dhe provokimi me hedhje me ujë ishte kërcënim dhe këto veprime nuk i takojnë praktikave parlamentare.

Poashtu AVONET, shpreh shqetësimin e disa nga deklaratave të disa nga deputetëve që “që këto veprime nuk janë asgjë, nga ajo që pritet”. AVONET këto deklarata sheh si kërcënuese, të një planifikimi për të kaluar në një situatë më të ndërlikuar.

Këto veprime nga opozita, janë duke rrezikuar imazhin e Republikës së Kosovës dhe janë duke penguar në zhvillimin e proceseve ndërkombëtare të cilat janë duke u mbështetur nga bashkësia ndërkombëtare.

Veprimet e tilla të dhunës nuk kanë vend në demokraci, këto veprime nuk janë të natyrës demokratike dhe i tejkalojnë të gjitha standardet.

AVONET konsideron se Kosova po hyn një situatë të rëndë dhe shumë të ndërlikuar, duke vërejtur veprimet e deputetëve nga opozita, këto veprime janë në një rrugëtim për një luftë civile.

AVONET, kërkon nga Kryeparlamentari Veseli dhe Presidentja Jahjaga që të ftoj liderët nga partitë për të tejkaluar këtë gjendje të rëndë që tashmë është futur vendi nga opozita.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)