29 Mars 2024

Veseli: Sjellja e opozitës ka vënë në pikëpyetje demokracinë e vendit

Prishtinë, 8 tetor - Pas zhvillimeve të  sotme në mbledhjen plenare të Kuvendit, po sot,  pasdite është mbajtur mbledhja e Kryesisë, së bashku me shefat e  grupeve parlamentare, e kryesuar nga Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit.

Në këtë mbledhje, ndonëse nuk morën pjesë shefat e grupeve të opozitës, si dhe nënkryetarja e Kuvendit, Aida Derguti,  kryesia vendosi për mbledhjen e radhës, e cila do të mbahet më 15 tetor.

Duke pasur parasysh zhvillimet e sotme gjatë mbajtjes së mbledhjes së Kuvendit, Kryesia vlerësoi se veprimet e opozitës të manifestuara gjatë seancës së sotme, janë të papranueshme dhe jodemokratike, ndërkaq,  kryeparlamentari, Veseli, sjelljen e sotme të opozitës e  vlerësoi duke thënë: ”Sjellje  jo e dinjitetshme, e cila e vënë në pikëpyetje demokracinë e vendit”.

Ai në vijim shfaqi shqetësimin se gjendja ka mundë të jetë edhe më e ndjerë, ndërkaq, iu referua gjendjes së një deputeteje, së cilës,  si pasojë e lotësjelësit të përdorur nga opozita, i është keqësuar gjendja shëndetësore.

Kryetari, Veseli, dhe me këtë rast  bëri thirrje për tejkalimin e kësaj gjendje me dialog të ndërsjellë.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit haliti, ndërkaq, vlerësoi se Kuvendi duhet të rregullojë aparaturën e skanimit, e cila ka kohë që është jashtë funksionimit. Duhet, tha ai, që Kuvendi të marrë vendim për blerjen e aparaturës së skanimit, në mënyrë që kontrolli tek ne të ndodhë, ashtu siç është praktikë edhe në vendet më demokratike të botës.

Sjellja e opozitës është kritikuar edhe nga shefat e grupeve parlamentare të PDK-së dhe LDK-së.

Kemi bërë përpjekje të mëdha që skena të dhunës të mos ndodhin, tha shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, vlerësoi: “Në emër të mirëkuptimit ndaj opozitës, po rrezikojmë jetën e deputetëve”.

Kundër skenave të sotme në Kuvend u shpreh edhe nënkryetari  i Kuvendit nga komuniteti serb, Sllobodan Petroviq. Ai vlerësoi se ngjarjet e sotme dëmtojnë rëndë imazhin e Kosovës dhe bëri thirrje për normalizim sa më të shpejtë të gjendjes.

Gjatë diskutimit për mbledhjen e radhës, ndërkaq, Kryesia vendosi që në mbledhjen e radhës të trajtohen këto pika të rendit të ditës: deklarime jashtë rendit të ditës dhe  pyetje parlamentare. Më pas, u morr vendim që të shqyrtohen edhe këto projektligje: Projektligji për shëndetin mendor, si dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për mbrojtjen e të ushqyerit me qumësht gjiri.

Kryesia, po ashtu vendosi, që në këtë mbledhje plenare të bëhet edhe përzgjedhja e një anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës

së Kosovës, emërimin e një anëtari në Këshillin Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës, emërimin e anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas, si dhe emërimin e një anëtari në Komisionin për Kërkesa Pronësore.

Në vijim të kësaj mbledhjeje, ndërkaq, është në rend dite edhe formimi i Komisioni ad hoc  për përzgjedhjen e një anëtari të Bordit të RTK-së nga  komuniteti serb.

Po asht, në këtë mbledhje, do të bëhet edhe propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)