19 Prill 2024

Finlanda mbështet fuqishëm Kosovën për anëtarësim në UNESCO

Prishtinë, 8 tetor - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Petrit Selimi ka pritur sot në takim pune Shkëlqesinë e Saj, Ambasadoren e Republikës së Finlandës në Kosovë, Znj. Anne Huhtamäki.

Zëvendësministri Selimi e informoi ambasadoren Huhtamäki për procesin e anëtarësimit të shtetit kosovar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), për progresin e arritur për MSA-në, liberalizimin e vizave dhe për planet e Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Selimi falënderoi ambasadoren Huhtamäki për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës dhënë Kosovës në konsolidimin e saj në arenën ndërkombëtare dhe për marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale, për të cilat u shpreh se do të zgjerohen në të gjitha fushat.
 
Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamäki konfirmoi mbështetjen e plotë të shtetit finlandez për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian dhe për liberalizimin e vizave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)