24 Prill 2024

Ambasada e SHBA-ve dënon dhunën në Kuvend

Prishtinë, 8 tetor - Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dënon dhunën  e sotme në Kuvendin e Kosovës. Armët nuk kanë vend në parlamente.

\"Sjellja e tmerrshme e anëtarëve të caktuar të Kuvendit nga radhët e opozitës - e cila çoi te kërkimi i kujdesit mjekësor për anëtarët tjerë të Kuvendit si dhe për vëzhguesit ndërkombëtarë, përfshirë personelin nga  Ambasada e ShBA-ve – bën tallje me njërën nga institucionet më të rëndësishme demokratike të Kosovës\", theksohet në njoftimin e ambasadës së SHBA-ve.

Dhuna e sotme, së bashku me atë të tri javëve paraprake sipas SHBA-së i ka pamundësuar Kuvendit që të plotësojë mandatin e vet në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.

\"Kjo nuk është demokraci. Kjo është pengim i procesit demokratik.\"

\"Sikurse që kemi bërë edhe në të kaluarën, Shtetet e Bashkuara fuqimisht kërkon nga opozita që të heq dorë nga përdorimi i dhunës si taktikë politike, dhe që të angazhohet konstruktivisht në punën e rëndësishme të Kuvendit për të avancuar interesat e popullit të Kosovës\", thuhet në fund të njoftimit të ambasadës amerikane.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)