18 Prill 2024

Opozita dhe “Lista serbe” bojkotojnë mbajtjen e seancës

Prishtinë, 8 tetor -  Opozita dhe “Lista serbe” bojkotojnë mbajtjen e seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, nuk ka mundur të vazhdojë seancën e rregullt plenare për shkak të bojkotimit të saj nga partitë opozitare dhe \"Lista serbe\". Në këtë seancë plenare, ishin paraparë të shqyrtohen nëntë projektligje.

Deputetët e partive opozitare: Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, edhe në tri seancat e kaluara plenare e kanë bojkotuar vijimin e punimeve. Ato insistojnë se pa tërheqjen e nënshkrimit të kryeministrit Mustafa nga marrëveshjet e Brukselit me Serbinë dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, nuk do të lejojnë vijimin e punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)