28 Mars 2024

Kosova shembulli i mirë në rajon për integrimin e komuniteteve

Prishtinë, 6 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim raportuesin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën, Agustin Conde.

Gjatë takimit, kryeministri Isa Mustafa theksoi progresin që po arrihet në Kosovë, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvillimin ekonomik dhe forcimin e gjithanshëm të shtetit.

Kryeministri Isa Mustafa po ashtu foli për angazhimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e proceseve integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe struktura tjera evropiane, duke kërkuar mbështetjen e Këshillit të Evropës, në këtë rrugë.

Raportuesi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën, Agustin Conde, duke iu referuar raportit të fundit për Kosovën, veçoi aspektet që lidhen me të drejtat e komuniteteve dhe integrimin e tyre në institucionet e Kosovës.

Kryeministri Isa Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në këtë drejtim, duke theksuar se Republika e Kosovës është shembulli më i mirë në rajon dhe më gjerë në këtë drejtim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)