23 Prill 2024

Veseli: Kuvendi do të zhbllokohet

Prishtinë, 5 tetor - Puna në Kuvendin e Kosovës do të zhbllokohet, ka deklaruar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Këto komente, Veseli i ka bërë gjatë një debati me disa përfaqësues të mediave dhe shoqërisë civile, në lidhje me bllokadën e punës së Kuvendit nga ana e opozitës.

\"Bllokada e punës së Kuvendit paraqet një shkelje të rregullores së punës dhe po krijon një parim të rrezikshëm edhe për të ardhmen\", ka theksuar Veseli.

Ai ka thënë, po ashtu, se problemi i bllokadës në Kuvend është politik dhe jo procedural, duke paralajmëruarmundësinë që zhbllokimi të arrihet me mjetet ligjore, e jo me forcë.

Bllokimi i punës së Kuvendit nga ana e opozitës ka pasuar marrëveshjen që Qeveria e Kosovës e ka arritur me Beogradin në lidhje me krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)