25 Prill 2024

Kryetari Bahtiri emëron drejtorët e rinjtë të drejtorive komunale

Mitrovicë, 5 tetor - Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka emëruar shtatë drejtorët e rinj të drejtorive komunale, vende këto të lira që kishin mbetur pas shkarkimit të drejtorëve të deritashëm.

Nga shtatë drejtorët e rinj, katër janë të partnerit të deritashëm qeverisës, LDK, dy janë të AKR-së dhe një i PD-së.

Pajazit Hajzeri është emëruar drejtor i Drejtorisë së Arsimit, Tafil Peci, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Muhedin Osmani, drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Qazim Nimani, është emëruar drejtor i Drejtorisë për Mirëqenie Sociale dhe Integrime Evropiane.

Në drejtorinë e prokurimit është emëruar drejtor Jeton Ujkani, në atë të Kadasrit dhe Pronës, Egzon Jashari dhe në Drejtorinë e Ambinetit dhe Pyjeve, drejtor është emëruar, Saad Gashi.

Disa nga drejtorët e emëruar kanë filluar sot punën, ndërsa të tjerët do të fillojnë të martën, më 06.10.2015.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)