25 Prill 2024

Veseli: Kosova i respekton të drejtat e komuniteteve

Prishtinë, 5 tetor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot Raportuesin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën, Agustin Conde. Në takim u bisedua për aktualitetin politik në vend.

Kryekuvendari Veseli e njohu Z. Conde me zhvillimet në Kuvend, përkushtimin për zhvillimin e shtetit ligjor, transparencën dhe demokracinë parlamentare, si dhe me prioritet realizimin e agjendës kuvendore.

Conde foli për raportin e fundit kushtuar Kosovës, me theks në çështjet që i takojnë respektimit të komuniteteve, respektimin e vlerave të multietnicitetit dhe integrimin e komuniteteve në institucione.

\"Republika e Kosovës ka dëshmuar se është vend i stabilitetit dhe paqes, respekton të drejtat e komuniteteve dhe është shembull në këtë drejtim për rajonin dhe më gjerë. Mirëpresim vlerësimin e këtyre të arriturave tona në Këshillin e Evropës duke e mbështetur Kosovën në rrugën e saj të integrimeve euro-atlantike\", theksoi Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Në takim u bisedua edhe për sistemin gjyqësor dhe kontributin që e jep Kuvendi i Kosovës në avancimin e tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)