29 Mars 2024

Opozita rikthehet në Kuvend për t’i bllokuar seancat

Prishtinë, 5 tetor - Opozita ka vendosur të largohet edhe më shumë nga Kuvendi, duke e përqendruar gjithë aktivitetin e vet jashtë institucioneve.

Pas vendimit për mospjesëmarrje në mbledhjet e Kryesisë dhe bllokimit të seancave, nga e hëna tri partitë opozitare do ta bojkotojnë edhe punën e komisioneve funksionale brenda Kuvendit.

Por, kurdo që thirret seanca ata do t’i përgjigjen, me qëllimin e vetëm – për të mos lejuar zhvillimin e saj.

Në faqen zyrtare të Kuvendit për të hënën është caktuar mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, ku mes tjerash do të raportojë Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shkëlzen Sopjani, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por, kryetari i këtij Komisionit, Haxhi Shala, që vjen nga radhët e Nismës për Kosovën, si dhe dy anëtarët e tjerë të opozitës Rrustem Berisha i AAK-së dhe Aida Dërguti nga “Vetëvendosje” nuk do të marrin pjesë.

“Siç e dini, opozita nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Kuvendit dhe që nga dita e nesërme (e hënë) është marrë vendim që të bojkotohen edhe mbledhjet e komisioneve parlamentare”, ka thënë shefja e Grupit parlamentar të Nismës, Valdete Bajrami.

/Koha Ditore/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)