25 Prill 2024

Dinakëria e Thaçit dhe Veselit për rrëzimin e Mustafës

Prishtinë, 4 tetor - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, shpejt mund ta shohë veten jashtë Qeverisë, kjo sepse partneri i tij Hashim Thaçi njihet si një lojtar politik, që në vazhdimësi i djeg bashkëpunëtorët, duke nisur nga ish-presidenti Fatmir Sejdiu, e këndej.

Duket se PDK-ja luan lojë të dyfishtë përmes një plani të fshehtë për rrëzimin e Isa Mustafës.

Në fakt, Hashim Thaçi është duke luajtur në vazhdimësi dhe duke u përpjekur që nëpërmes makinerisë së blerë nga ai të shumicës së medieve të tij të korruptuara që i kontrollon dhe i financon, të arrijë qëllimin e tij prej mafio-oligarku, në mënyrë që të sigurohet që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin e ardhshëm 2016 të mos pësojë rënie të madhe të votave, duke viktimizuar kësaj radhe \"si kurbanin e radhës\" me rënie të madhe të votave vetëm LDK-në e Isa Mustafës.

Pa dyshim se kryeministri Mustafa duhet t’i shohë këto lojëra me qëllim të mos bëhet “kurban”, i radhës i Thaçit.

“PDK-ja e ka përgatitur më herët planin për prishjen e koalicionit me LDK-në dhe ta dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Një gjë e tillë do të ndodhë, sepse PDK-ja, ose më mirë të them Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, nuk durojnë që Qeverinë ta udhëheqë LDK-ja dhe Isa Mustafa”, thotë analisti Faik Krasniqi

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)