24 Prill 2024

Komuna e Prishtinës raporton për korrupsionin dhe transparencën

Prishtinë, 2 tetor - Komuna e Prishtinës sot do të organizojë seancën e raportimin të parë publik para qytetarëve dhe shoqërisë civile rreth zbatimit të masave të Planit për Integritetit, hartuar dhe miratuar nga Komuna e Prishtinës në korrik të vitit 2014.

Plani i Integritetit i Komunës së Prishtinës, përmban masat për rritjen e transparencës dhe minimizimin e rreziqeve të korrupsionit në kuadër të Komunës.

Ky plan është hartuar nga zyrtarët e lartë të Departamenteve të Komunës dhe nga Agjencia Kundër Korrupsion.

Hartimi i Planit është mbështetur nga Projekti i UNDP-së Anti-Korrupsion në Kosovë dhe financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë.

Komuna e Prishtinës, bashkë me Komunën e Gjakovës kanë përfunduar Planin e Integritetit, ndërkaq së fundi, janë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi edhe me Kryetarët e Komunës së Gjilanit dhe Gracanices, ndërkaq marrëveshje bashkëpunimi pritet të nënshkruhet edhe me Komunën e Mamushës.

Zbatimin e këtyre masave do t’a monitorojnë vetë qytetarët dhe shoqërisa civile ku gjatë seancave të raportimit, do të kenë mundësi për të shtruar pyetje dhe sqarime.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)