20 Prill 2024

VV: S’ka nevojë për besnikëri ndaj Isës

Prishtinë, 4 shtator - Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! kanë realizuar një aktivitet derisa Isa Mustafa merrte pjesë në ceremoninë solemne të 16 vjetorit të Ditës së Policisë së Republikës së Kosovës. Aktivistët i bënë thirrje pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që të mos i qëndrojnë besnik Isa Mustafës pasi ai me veprimet e tij po e rrezikon vetë shtetin.

Ata u penguan nga Policia e Kosovës dhe nuk u lejuan që ta vendosin pankartën lartë. Pankarta ku shkruante “MOS I QËNDRONI BESNIK ISËS, AI E KA BESNIKUN E TIJ QË I JEP TENDERA” u mbajt te shkallët Pallatit të Rinisë pasi aktivistët nuk u  lejuan që të qarkullojnë lirshëm dhe ta vendosin atë lartë.

“Në këtë ceremoni do të mund të merrte pjesë vetëm ministri i Punëve të Brendshme, por Isa Mustafa po merr pjesë personalisht sepse po do që ta ndersejë Policinë kundër aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, tha aktivisti Valdrin Ahmeti. Këto ditë kështu ka ndodhur.

Ambientet e Sallës së Kuqe ishin vënë krejtësisht në shërbim të Isa Mustafës. Përpos Policisë së Kosovës që ishin vënë në shërbim që ta ruanin Isa Mustafën i cili këto ditë po frikësohet edhe më shumë për shkak të veprimeve të tij, studentët që ishin në sallën e leximit në bibliotekën “Hivzi Sylejmani” që ndodhet afër Sallës së Kuqe ishin urdhëruar që ta lëshojnë bibliotekën dhe të dalin jashtë deri sa të përfundojë tubimi. Aty nuk u lejua të qëndronte askush nga ora 10:30 – 12:30. Kjo, për shkak të masave të sigurisë.

Pas përfunditmit të ceremonisë Isa Mustafa nuk u largua nga hyrja kryesore. Ai u largua me një veturë tjetër nga hyrja prapa duke u frikësuar të ballafaqohet me argumentet e akitivistëve.
Ne i bëjmë thirrje edhe një herë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që besnik t’i qëndrojnë vetëm funksionimit të shtetit të Kosovës. Ai nuk mund të funksionojë me të gjitha dëmet që po ia bën Isa Mustafa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)