23 Prill 2024

Veseli: Pavarësia e Kosovës ka përmirësuar gjendjen e serbëve në Kosovë

Prishtinë, 3 shtator - Në Mitrovicë, sot, me organizimin e Radiotelevizionit të Mitrovicës dhe të përkrahur nga Ambasada e Holandës në Kosovë, është mbajtur Konferenca me temën: \"Ndërtimi i marrëdhënieve shqiptare-serbe\".

Në konferencë morën pjesë ambasadorë të disa vendeve në Republikën e Kosovës, përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, të Serbisë, përfaqësues të medieve, shoqërisë civile dhe ekspertë të këtij lëmi.

Kryekuvendari Veseli, duke trajtuar e vlerësuar marrëdhëniet shqiptare-serbe në Kosovë, faktorët që ndikojnë në këto marrëdhënie dhe perspektivën e tyre, diskutimin e filloi me domosdonë e komunikimit të njerëzve, si parakusht për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet etnive të ndryshme, me theks ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve.

\"Pavarësia e Kosovës e ka përmirësuar në mënyrë shumë të kënaqshme gjendjen e serbëve në Kosovë. Ky përmirësim ka ndodh në dy rrafshe: në atë ligjor, institucional serbët kanë fituar një pako të drejtash të garantuara me Kushtetutë, të standardeve më të larta demokratike. Ata kanë një përfaqësim të kënaqshëm në Kuvend dhe kanë qenë pjesë e secilës qeveri të Kosovës\", tha kryetari Veseli.

Ndërsa në rrafshin e sigurisë, theksoi kryetari Veseli, që nga shpallja e pavarësisë, niveli i incidenteve ndëretnike ka rënë pothuajse plotësisht.

Duke folur rreth aktualitetit dhe situatës në Mitrovicë, kryetari Veseli vuri në dukje se është e pavërtetë e madhe se nëse në Mitrovicë kemi lëvizje të plotë të lëvizjes, do të shkaktonte largim të ri të serbëve nga Kosova.

\"Stabiliteti dhe prosperiteti në Mitrovicë arrihen pikërisht duke pasur liri të lëvizjes për njerëzit e të gjitha komuniteteve, duke lejuar që mitrovicasit të ndërtojnë në liri të plotë jetën e tyre, duke ua mundësuar qytetarëve të Mitrovicës të kthehen në pronat e tyre legjitime në të dy pjesët e qytetit, duke hequr dorë nga tendencat kolonizuese që po zhvillohen aktualisht në pjesën veriore të Mitrovicës me veprime ilegale të Beogradit, duke i hapur perspektivë ekonomike dikur si zonë më e zhvilluar ekonomike, përmes kontributit të institucioneve të Kosovës, bashkësisë ndërkombëtare dhe qytetarëve të Mitrovicës\", theksoi kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)