23 Prill 2024

Haradinaj: BE-ja po tregohet e pasuksesshme në Ballkan

Mitrovicë, 3 shtator - Ramush Haradinaj, në një tryezë politike me temen “ndërtimi i raporteve shqiptaro-serbe” që po mbahet në Mitrovicë, e ku po marrin pjesë përsonalitete të rëndësishme nga jeta politike në vend si përfaqësues diplomatikë nga shumë vende, tha se është urgjente njohja e ndërjesllë e Kosovës dhe Serbisë.

Çdo vonesë në këtë proces, tha ai, po krijon vakum dhe keqkuptime të shumta. Haradinaj tha se në këtë proces rol vendimtarë mund të luaj Faktori Ndërkombëtar.

Duke folur për Bashkimin Evropian, ai tha se BE-ja po tregohet e pasuksesshme në Ballkan. Rasti I Kosovës e cila vazhdon akoma të jetë në një fazë tranzicioni, rasti i moszgjidhjes së çështjës së emrit të Maqedonisë si dhe Greqia, janë vetëm disa shembuj mossuksesi të BE-së në Ballkan.

Haradinaj tha se konferenca e sotme është një rast i mirë që të harrohen tabutë dhe gjërat të thuhen hapur.

Kosova duhet ta përfundojë atë që quhet fazë e tranzicionit dhe të përfshihet seriozisht në të gjitha proceset integruese. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)