28 Mars 2024

Ambasada Britanike mbështet transparencën në veri të Kosovës

Prishtinë, 3 shtator - Ambasadori Britanik RuairÍ O\'Connell mori pjesë në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakic, dhe Drejtorit të OJQ-së Qendra  Avokuese për Kulturë Demokratike (ACDC), Dushan Radakovic .

Projekti \"Shoqëria civile për qeveri transparente\", financuar nga Ambasada Britanike dhe  implementuar nga ACDC, synon fuqizimin e organizatave të shoqërisë civile (OSHC) për të monitoruar dhe për të raportuar korrupsionin në mënyrë efektive. Kjo ndihmon qeveritë lokale për të përmbushur detyrimet e tyre ligjore në mënyrë efektive në aspektin e qeverisjes transparente, dhe më tej të ngrisë vetëdijen e qytetarëve në lidhje me veprimet e mundshme korruptive dhe mekanizmat për t’i raportuar ato.

Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit demonstron vendosmërinë e institucioneve lokale dhe OSHC-të për forcimin e sundimit të ligjit i cili është thelbësor për mbrojtjen e lirive individuale, demokracisë dhe zhvillimit ekonomik. Me këtë rast, Ambasadori O’Connell tha: \"E vetmja mënyrë për t\'u marrë me korrupsionin është të përdorim fuqinë e popullit. Projekti do të ndihmojë qytetarët për të përmirësuar  administratën publike dhe përgjegjësinë për zgjedhjen e problemeve t’ja bartin institucioneve publike përgjegjëse. Unë jam i kënaqur të shoh bashkëpunimin ndërmjet ACDC-së dhe Komunës së Mitrovicës Veriore. Gatishmëria e komunës për t’u monitoruar është arsye për optimizëm \".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)