24 Prill 2024

Veseli: Shqiptarët mbrojtën dhe strehuan komunitetin hebraik në Kosovë

Prishtinë, 2 shtator - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, takoi sot qytetaren izraelite, të lindur në Kosovë, Stela (Esther) Levi, e mbijetuar e Holokaustit gjatë Luftës së Dytë Botërore, një pjesë e familjes të së cilës ishte viktimë e politikës shfarosëse naziste.

Duke e falënderuar Levi për vizitën e saj në Kosovë pas disa dekadash, kryetari Veseli potencoi kontributin e shqiptarëve në mbrojtjen dhe strehimin e komunitetit hebraik në Kosovë.

“Rrëfimi i saj është dëshmi e humanizmit heroik që shqiptarët treguan gjatë Luftës së Dytë Botërore, në mbrojtjen e hebrenjve nga Holokausti”, theksoi kryetari Veseli.

Stela Levi, nga ana e saj, u shpreh e emocionuar për vizitën pas shumë vitesh në vendlindje, ndërsa theksoi peripecitë e saj pas zhdukjes së një pjese të familjes.

Duke e falënderuar përzemërsisht kryetarin Veseli për pritjen, znj. Levi konsideroi të rëndësishme njohjen e vendit të saj të lindjes nga ana e fëmijëve të saj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)