29 Mars 2024

Sigurohet Mustafa, jo edhe Veseli

Prishtinë, 2 shtator - Në të gjitha pikat hyrëse të jashtme të objektit të Qeverisë së Kosovës do të ndërtohen barriera fizike (elektrike) të pozicionuar në tokë, të cilat në raste emergjente do të ngriheshin lart në mënyrë elektrike nga sigurimi i Policisë dhe do ta pamundësonin qasjen brenda.

Kjo është njëra nga 12 rekomandimet e Njësisë për Vlerësim dhe Kërcënim të Rrezikut për institucionet shtetërore. Këto rekomandime kanë filluar të aplikohen tek objekti i Kryeministrisë, ku ditë më parë janë zgjatur rrethojat metalike, mirëpo masa të tilla nuk shihen rreth objektit të Kuvendit të Kosovës, pavarësisht se dy objektet gjenden në një oborr.

Po ashtu parashihet që te të gjitha dyert e jashtme të objektit të Qeverisë të vendoset nga një aparat dhe përmbi me nga një rrjetë metalike, që në rast emergjence të jetë mundësia e mbylljes elektronike të dyerve nga sigurimi i Policisë.zeri

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)