19 Prill 2024

Jashari, takohet me Avokatin e Popullit të Shqipërisë, Igli Totozani

Prishtinë, 1 shtator – Avokati i Popullit të Kosovës, Hilmi Jashari, ka pritur në takim sot, Avokatin e Popullit të Shqipërisë,  Igli Totozani me bashkëpunëtorët e tij.

Homologu nga Shqipëria përgëzoi z. Jashari për  zgjedhjen e tij në krye të Institucionit të Avokatit të Popullit në Kosovë dhe shfaqi gatishmërinë për bashkëpunim ndërmjet dy institucioneve.

Avokati i Popullit të Kosovës ka falënderuar z. Totozani për vizitën dhe ka mirëpritur mundësitë që do të diskutohen ndërmjet dy institucioneve për realizmin e projekteve të përbashkëta, për të kontribuar dhe për të ndikuar në avancimin erespektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, në të dy shtetet.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)