23 Prill 2024

Avokati i popullit vizitoi shoqatën e të verbërve të Kosovës

Prishtinë, 1 shtator - Avokati i Popullit, Hilmi Jashari ka vizituar sot Shoqatën e të Verbërve të Kosovës(SHVK) dhe është takuar me Bujar Kadriu, kryetar i kësaj organizate që përfaqëson komunitetin e personave të verbër në gjithë territorin e Kosovës.

Me këtë rast, Avokati i Popullit është interesuar për kushtet në të cilat kjo shoqatë e zhvillon aktivitetin e vet, e po ashtu edhe për vështirësitë dhe barrierat me të cilat ballafaqohen qytetarët me aftësi të kufizuar në parënë Kosovë.Mes të tjerash, Avokati i Popullit, z. Hilmi Jashari, e ka njoftuar kryetarin e SHVK për hyrjen në fuqi të Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi, i cili i jep kompetenca shtesë Avokatit të Popullit dhe mundësi më të mëdha në mbrojtjen e kategorive të diskriminuara.

Në këtë vizitë, Avokati i Popullit i kadorëzuar Shoqatës së të Verbërve të Kosovës një sasi të konsiderueshme tënjë buletini informues me Alfabetin e Brajlit, ipërgatitur veçanërishtnga IAP, i cili përmban të dhëna mbi kompetencat dhe përgjegjësitë e Institucionit të Avokatit të Popullit, si dhe disa nga rekomandimet që  ky institucion i ka përcjellëpërmes Raporteve të veta tek autoritetet publike, përfshirë Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës, lidhur me personat me aftësi të kufizuara .

Në anën tjetër, kryetari i SHVK-së, ka falënderuar Avokatin e Popullit për vizitën dhe për materialin informues që Avokati i Popullit i ka dorëzuar sot SHVK-së, e cila do ta shpërndajë tek anëtarësia e vet, si një mundësi që kjo kategori e qytetarëve të Kosovës të dijë më tepër për rolin dhe mandatin e Avokatit të Populli, si kategori kushtetuese që mbikëqyr dhe mbron të drejtat dhe liritë e individëve nga veprimet apo mosveprimet e paligjshme dhe të parregullta të autoriteteve publike.Kryetari i kësaj shoqate, po ashtu e informoi z. Jashari lidhur me veprimtarinë që ata zhvillojnë dhe shërbimet profesionale/asistuese të veçanta që ata i ofrojnë për personat e verbër, bazuar në Ligjin përkatës për Persona të Verbër.

Po ashtu, në takim u tregua gatishmëri e dyanshme për bashkëpunim edhe më të afërt, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira, me theks të veçantë qytetarëve me aftësi të kufizuara.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)