28 Mars 2024

Institucionet e sigurisë janë në nivel të detyrës

Prishtinë, 1 shtator - Qeveria e Kosovës me qëllim të njoftimit sa më të drejtë të opinionit lidhur me gjendjen e sigurisë në vend dhe nivelin e sigurisë për zyrtarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës, informon se masat e sigurisë të implementuara ditëve të fundit janë vazhdimësi e masave të sigurisë të ndërmarra para disa muajsh si rezultat i rekomandimeve për gjendjen e sigurisë në rajon dhe të njëjtat nuk i atribuohen zhvillimeve të fundit në vend.

Qeveria e Republikës së Kosovës siguron qytetarët e Republikës së Kosovës se institucionet e sigurisë janë në nivel të detyrës dhe nuk ka arsye për shqetësim lidhur me gjendjen e sigurisë në vend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)