29 Mars 2024

Veseli: Kosova faktor stabiliteti e paqeje në Ballkan

Prishtinë, 1 shtator - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim lamtumirës ambasadoren e Kanadasë në Zagreb, ambasadore jo rezidente për Kosovën, Louise LaRocque, në përfundim të mandatit të saj.

Veseli vlerësoi kontributin e Kanadasë në proceset që ka kaluar dhe po kalon Kosova, duke vënë në pah se Kosova është vend me perspektivë të qartë evropiane, faktor stabiliteti, paqeje e mirëkuptimi në Ballkan, e orientuar thellësisht në zhvillimin ekonomik dhe partneritetin e dëshmuar euro-atlantik.

Në takim u cek se zhvillimi ekonomik është qenësor për thellimin e bashkëpunimit në rajon dhe më gjerë, duke vënë theksin te mirëqenia e qytetarëve, e cila duhet të jetë në fokusin e punës permanente të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Ambasadorja e Kanadasë, znj. Louise LaRocque, shprehu gatishmërinë e vendit të saj për thellimin e bashkëpunimit të gjithanshëm, duke siguruar kryekuvendarin Veseli se Kanadaja do të jetë mbështetëse e vazhdueshme e Kosovës për anëtarësimin e saj në institucionet ndërkombëtare, proceset e saj integruese, si dhe zhvillimin ekonomik.

Veseli e falënderoi Ambasadoren LaRocque për kontributin e saj dhe të vendit të saj në promovimin e vlerave të vendit tonë, duke mirëpritur thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me interes për të dyja vendet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)