24 Prill 2024

GSJP: Asociacioni prek strukturën e shtetit të Kosovës

Prishtinë, 31 gusht - Grupi për Studime Juridike dhe Politike vlerëson se Marrëveshja mbi Asociacionin prek në esencë çështje të rëndësisë strukturore të shtetit të Kosovës dhe vlerave të saj multietnike.

Sipas GSJP, Republika e Kosovës është e ndërtuar mbi parime të një demokracie kushtetuese, duke reflektuar kështu një model thellësisht evropian të një shteti multietnik dhe një shteti ku legjitimiteti qeverisës buron nga qytetarët (e barabartë, pa-dallim).

“Marrëdhëniet ndërmjet etnive në një demokraci kushtetuese ndërtohen në dritën e parimeve ku institucionet qëndrojnë mbi ndasitë etnike, dhe ato nuk përfaqësojnë apo reflektojnë vlera etnikisht të veçuara. Në këtë kuptim, Marrëveshja e 25 Gushtit 2015 në mes të Kosovës dhe Serbisë në lidhje me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe bie ndesh me shumë parime kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe vizionit Evropian të shtet-ndërtimit të saj”, thuhet në komunikatë.

Sipas GSJP, neni 9 e vesh Asociacionin me mandatin e përfaqësimit ekskluziv të komunitetit etnik serb, gjë që shkon në kundërshtim të hapur me modelin multi-etnik të përcaktuar me Kushtetutë.

Po ashtu, ndër të tjera thuhet se neni 17d e shndërron Asociacionin në një organizatë buxhetore të Republikës së Serbisë, duke e mohuar kështu ‘sovranitetin buxhetor’ të Republikës së Kosovës, etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)