16 Prill 2024

Havolli: VV po e vonon Ligjin për Prishtinën

Prishtinë, 31 gusht - Sokol Havolli, shefi i kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Ligjin për Prishtinën janë duke e vonuar qëllimisht Vetëvendosje.

Havolli ka shkruar në rrjetin social Facebook se Mustafa iu ka dhënë përkrahje të plotë për Ligjin për Prishtinën në takimin që ka pasur me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe me nënkryetarin Dardan Sejdiu.

Ky është postimi i plotë i Havollit në Facebook:

Është për keqardhje se si udhëheqësit e Komunës së Prishtinës tentojnë t\'i arsyetojë dështimet në qeverisje të kryeqytetit me gënjeshtra. Ligji për Prishtinën e ka përkrahjen e Kryeministrit Isa Mustafa.
Në takimin e qershorit që Kryeministri kishte me kryetarin dhe nënkryetarin e Prishtinës, Kryeministri u dha përkrahje të plotë për këtë projektligj, ashtu siç u dha përkrahje dhe e realizoi garantimin e financimit për trafikun urban.

Por, paaftësia e udhëheqjes së komunës për të reflektuar qëndrimet e tyre dhe për të finalizuar projektligjin e ka vonuar deri më tani. Vet po e vonojnë këtë projektligj.
Po qeverisin me Prishtinën, s’dinë kah me ia mbajtë me punë në qytet, e po merren me gjithçka tjetër për të fshehur dështimet në Prishtinë. Askush nuk mund të ua rregullojë hidhërimet ndërmjet udhëheqjes së komunës dhe partisë së tyre.

Keq për qytetarët që kjo udhëheqje s\'ka kriju diçka të re në qytet. Por nuk është për t\'u bërë merak sepse ligji do të bëhet, a presionin nga partia juaj do t\'ua heqim pas dy viteve. Edhe këto dy vjet durojeni partinë, tani s\'do ta keni më udhëheqjen e kryeqytetit as ju e as partia juaj. Në asamble komunale besoj se do të hyni ju të dy (nëse ju lejon partia të hyni në garë)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)