25 Prill 2024

Jahjaga mori pjesë në akademinë në nderim të Krasniqit

Prishtinë, 30 gusht - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, mori sot pjesë në mbledhjen komemorative në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në nderim të figurës së akademikut e veprimtarit të madh të Kosovës, Mark Krasniqi.

Presidentja Jahjaga ka bërë edhe homazhe në nderim të Akademik Mark Krasniqi, një njeriu të madh të Kosovës dhe figurës së shquar atdhetare si dhe u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashkëpunëtorëve dhe kolegëve të Akademik Mark Krasniqi.

Presidentja Jahjaga duke e vlerësuar lart figurën e Akademik Mark Krasniqit tha se vdekja e tij është një humbje e madhe për familjen, qytetarët e vendit dhe për gjithë Kosovën në përgjithësi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)