29 Mars 2024

PD kërkon vigjilencë në realizimin e marrëveshjes së Brukselit

Prishtinë, 29 gusht - Partia e Drejtësisë, mbështet dialogun Kosovë-Serbi, si metodë e përmirësimit të mirëqenies së popujve të dy shteteve të pavarura  dhe sovrane.

Mbi këtë bazë përshëndet arritjen e Pakos së marrëveshjeve në Bruksel, me ndërmjetësimin e drejtpërdrejt të Bashkësisë Evropiane dhe mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve.

PD thekson se kjo Marrëveshje dëshmon ndjenjën e përgjegjësisë së dy shteteve që të kultivojnë dhe promovojnë vlerat civilizuese në rrugëtimin e përbashkët evropian; të ndërtojnë marrëdhëniet reciproke të fqinjësisë së mirë dhe të kontribuojnë në ruajtjen  e stabilitetit në Ballkan.

Partia e Drejtësisë vlerëson se pala kosovare me arritjen e këtyre marrëveshjeve ka dëshmuar përkushtimin dhe gatishmërinë e saj të plotë për të fuqizuar marrëdhëniet mbi baza parimore me shtetet e Bashkësisë Evropiane dhe SHBA-të, përmes vullnetit të saj politik për të ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore dhe realizimin e plotë të lirive e të drejtave të komunitetit serb në Kosovë.

PD konsideron se me këto Marrëveshje është bërë hap i rëndësishëm në shtrirjen e sovranitetit  të shtetit të Kosovës në tërë territorin e tij, duke e inkuadruar në plotni popullatën serbe e cila jeton në Kosovë brenda sistemit politik dhe juridik të vendit, me çka fuqizohet sundimi i rendit dhe ligjit në tërë territorin e vendit.

PD mirëpret faktin se themelimi dhe funksionimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe mund të ndodhë vetëm pas vlerësimit juridiko-kushtetues të akteve të tij themeluese dhe të përgjithshme nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, si dëshmi konkrete e sovranitetit të shtetit në këtë proces.

PD  sqaron se dobitë politike dhe strategjike të shtetit tonë nga këto Marrëveshje janë të mëdha duke qenë koshient edhe për rreziqet që  mund të paraqiten nëse nuk zbatohet Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës me përpikëri.

 PD  mendon se trajtimi i komunitetit serbë në Kosovë dhe atij shqiptarë në Serbi, duhet të mbështetet mbi parime të shëndosha demokratike dhe në baza të parimit të reciprocitetit si dëshmi e dyanshme për vullnet të sinqertë politik për fqinjësi të mirë.

PD inkurajon shqiptarët në Republikën e Serbisë, që të kërkojnë në mënyrë të vazhdueshme avancimin e të drejtave të tyre duke marr për bazë rregullimin juridik dhe politik të komunitetit Serb në Kosovë.

PD  pret nga Bashkësia Evropiane që mbi të njëjtat parime të mbështesë kërkesat e popullit shqiptarë në Serbi për respektim dhe avancim të lirive dhe të drejtave të tyre në këtë vend.

PD apelon tek i gjithë spektri politik i Kosovës që të dëshmojë shkallë më të lartë të përgjegjësisë dhe të unitetit politik e kombëtar, të dëshmojë këmbëngulësi dhe kthjelltësi  në përputhje me nevojat që i kërkon situata aktuale,  kur janë në pyetje interesat madhore të vendit në rrugëtimin e tij evro-atlantik që nuk ka alternativë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)