29 Mars 2024

PD: Mark Krasniqi ka lënë gjurmë të pashlyer në historinë e kombit shqiptar

Prishtinë, 28 gusht - Partia e Drejtësisë, dhe lideri i saj, Ferid Agani, me rastin e vdekjes së akademik Mark Krasniqit, i dërgon ngushëllime të sinqerta familjes Krasniqi, Akademisë së Shkencave, por edhe mbarë popullit shqiptar.

PD vlerëson lart veprën jetësore të akademik Mark Krasniqit për shkencën, por edhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

E nderuara familja Krasniqi, Akademi e Shkencave dhe mbarë popull shqiptar, pranoni ngushëllimet më të sinqerta të liderit Ferid Agani, por edhe të mbarë anëtarësisë së Partisë së Drejtësisë, me rastin e ndarjes nga jeta të njeriut më të dashur, duke e kujtuar përherë punën dhe angazhimin e palodhshëm të tij për dekada me radhë për çështjen kombëtare, por edhe për shkencën në përgjithësi.

I ndjeri Krasniqi, do të mbetet gjithmonë shembull për brezat e ardhshëm për faktin se i njëjti pati dhënë një kontribut të paçmuar edhe në aksionin për pajtimin e gjaqeve, ngjarje kjo që ka lënë gjurmë të pashlyer në historinë e kombit shqiptar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)