29 Mars 2024

Veseli përgëzon për marrëveshjet Kosovë - Serbi

Prishtinë, 28 gusht -  Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një deklarate ka përshëndetur arritjen e marrëveshjeve në Bruksel dhe ka shfaqur kërkesën që legjislativi të ketë informata të plota zyrtare mbi procesin dhe përmbajtjen e tyre.

Deklarata e plotë e kryetarit Veseli:

Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmes procedurave demokratike, ka marrë vendime që mbështesin platformën e dialogut të Kosovës me Serbinë për normalizimin e raporteve në mes dy vendeve. Lidhur me marrëveshjet e fundit të arritura në Bruksel në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë, ne në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dhe në Zyrën e Kryetarit të Kuvendit, presim që, në rrugë institucionale, t’i kemi informatat e plota zyrtare mbi procesin dhe përmbajtjet e këtyre marrëveshjeve.

Besojmë se Qeveria e Kosovës, e cila ka gjithë autoritetin legjitim për ta përfaqësuar Kosovën dhe për të marrë vendime për Kosovën në kuadër të dialogut me Serbinë, është në nivelin e duhur të pjekurisë politike dhe përgjegjësive të saj që i dalin nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Është në interesin e vendit, që secila marrëveshje e arritur, në procesin e zbatimit, të hapë perspektivë të sigurt për zhvillimin e vendit, përparim në rrugën e integrimeve evropiane, të ndikojë në konsolidimin e shtetit të Kosovës, e assesi në bllokimin e tij.

Besojmë se këtë kanë pasur parasysh edhe partnerët tanë ndërkombëtarë që i kanë mbështetur dialogun dhe marrëveshjet. Debati publik dhe politik që kanë nxitur këto marrëveshje, si dhe liria e interpretimit të tyre, është një e drejtë demokratike e patjetërsueshme e qytetarëve dhe partive politike, por akuzat, fyerjet dhe etiketimet demagogjike nuk i ndihmojnë qartësimit të publikut mbi përmbajtjet e marrëveshjeve, ashtu sikurse nuk i ndihmojnë perspektivës së vendit thirrjet në skenarë të përdorimit të dhunës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)