25 Prill 2024

Mustafa priti në takim lamtumirës ambasadoren Ozan

Prishtinë, 4 gusht - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim lamtumirës ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, Songul Ozan.

Kryeministri Mustafa e falënderoi ambasadoren Ozan për kontributin e saj për proceset në Kosovë, duke shprehur mirënjohje të posaçme për angazhimin e saj të fuqishëm në thellimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy shteteve.

Gjatë takimit, kryeministri Isa Mustafa po ashtu vlerësoi përkrahjen që shteti turk po jep për Kosovën në shumë fusha, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e  mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral.

Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, Songul Ozan, ka falënderuar kryeministrin Isa Mustafa dhe institucionet e Kosovës për bashkëpunimin e ofruar gjatë misionit të saj në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e saj të mëtutjeshme për Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)