19 Prill 2024

Veseli kërkoi nga Avokati i Popullit t’i trajtojë ankesat e qytetarëve

Prishtinë, 4 gusht - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, takoi sot Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari, me të cilin diskutoi për misionin dhe detyrat e këtij institucioni të rëndësishëm, në funksion të mbikëqyrjes dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të qytetarëve.

Në këtë funksion, kryetari Veseli theksoi nevojën e trajtimit adekuat të ankesave të qytetarëve nga ana e këtij institucioni, si instancë madhore e mbrojtjes së të drejtave të tyre.

“Promovimi i vlerave të institucioneve tona dhe qeverisja e mirë, janë detyra të të gjithë neve, duke mos heshtur shkeljet apo lëshimet e mundshme të tyre përball të drejtës së qytetarëve tanë, detyrë kjo parësore e Avokatit të popullit“, theksoi kryetari Veseli.

Avokatin i Popullit, Hilmi Jashari, i zgjedhur në këtë detyre vetëm pak javë me parë nga Kuvendi i Kosovës, e informoi kryetarin Veseli për punën e këtij institucioni të rëndësishëm dhe shprehu përkushtimin e tij për ta çuar përpara misionin e Institucionin e Avokatit të Popullit, si një institucion kredibil përball qytetarëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)