28 Mars 2024

Serbia pretendon të monitorojë punën e Gjykatës Speciale

Beograd, 4 gusht - Serbia i mirëpriti ndryshimet kushtetuese të ndërmarra ditën e djeshme nga Parlamenti i Kosovës pasi deputetët e Kosovës vendosën dje për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte.

Por nga ana tjetër, autoritetet serbe mbetën të pakënaqur lidhur me zbatimin praktik të dënimeve, kur përgjegjësit e krimeve do të marrin pjesën e merituar. Kështu u shpreh drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriç, në një intervistë për RTS-në ruse.

“Miratimi i ndryshimeve kushtetuese nga Parlamenti i Kosovës, është hapi i parë drejt formimit të gjykatës për krimet e pretenduara të UÇK-së dhe se pjesa më e madhe e punës, mbetet për t’u kryer në të ardhmen”, thekson Gjuriç.

Ai paralajmëroi se, qeveria serbe do të monitorojë me kujdes të veçantë ndërtimin dhe punën e Gjykatës Speciale.

Duke shprehur mungesë besimi për ish-liderët e UCK-së, që sot janë pjesë e Parlamentit të Kosovës, përfaqësuesi i qeverisë serbe tha se, e mira e kësaj gjykate është se do të jenë monitoruesit ndërkombëtarë ndjekës të procesit penal, për krimet e luftës në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)