25 Prill 2024

Athanassiadou ofroi mbështetjen e Greqisë për Kosovën

Prishtinë, 4 gusht - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse Greke në Prishtinë, ambasadoren Konstantina Athanassiadou, me të cilën diskutoi për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, marrëdhëniet midis dy vendeve dhe mundësitë e rritjes së tyre në kapacitete të plota.

Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit veçanërisht në fushën e investimeve në Kosovë dhe atë të arsimit.

Kryetari Veseli falënderoi ambasadoren greke për bashkëpunimin e deritashëm, ndërsa theksoi nevojën e begatimit të këtij bashkëpunimi me përmbajtje të reja dhe hapa praktikë, për t’i kontribuar forcimit të bashkëpunimit dypalësh dhe atij rajonal, fqinjësisë së mirë dhe të ardhmes së përbashkët euro-atlantike.

Kryetari i Kuvendit kërkoi mbështetjen e Athinës zyrtare në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata të ndryshme rajonale dhe ndërkombëtare.

Ambasadorja Athanassiadou ofroi mbështetjen e shtetit të saj për angazhimet aktuale të institucioneve të Kosovës në rrugën e integrimeve evropiane dhe organizatat ndërkombëtare, duke kontribuar kështu në forcimin e paqes e të stabilitetit rajonal. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)