29 Mars 2024

Mustafa ngushëllime për viktimat e vërshimeve në Tetovë

Prishtinë, 4 gusht - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, përmes një telegrami dërguar Qeverisë së Maqedonisë, ka shprehur keqardhjen e thellë për vërshimet me pasoja në njerëz, që kanë ndodhur në qytetin e Tetovës, në Maqedoni.

Kryeministri Isa Mustafa, në emër të Qeverisë dhe të popullit të Kosovës i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta Qeverisë e popullit të Maqedonisë dhe familjarëve të njerëzve që kanë humbur jetën në këtë fatkeqësi natyrore.

Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu ka shprehur gatishmërinë e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës që të ofrojë çdo lloj ndihme, brenda mundësive të saj, për Republikën e Maqedonisë në tejkalimin e kësaj situate.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)