23 Prill 2024

Gashi: Babai i Fisit ka qenë bashkëpunëtor i Serbisë

Prishtinë, 3 gusht - Deputeti i PDK-së Latif Gashi ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Fisnik Ismajlit i cili e ka akuzuar se ka kryer krime.

Gashi tha se ai është i pari që është vënë në shërbim të drejtësisë ndërkombëtare por pasi që iu përmend emri dëshiron të sqarojë se është babai i Fisnik Ismailit ai që bashkëpunonte me qeverinë serbe.

Sipas Gashit, Muharrem Ismajli ka qenë bashkëpunëtorë i serbëve. Ai sqaroi se Muharrem Ismajli është ndaluar nga njësitë e UÇK-së gjatë luftës derisa po shkonte për Serbi por që ishte liruar nga UÇK-ja.

Në këtë ka reaguar menjëherë deputeti Fisnik Ismaili i cili i tha Latif Gashit të paguajë për çdo dhunim që ka bërë gjatë luftës.

“Unë s’kam dëshmi siç nuk s’ka dëshmi Lata për mua”, ka thënë ai.

Këtu ka reaguar Kadri Veseli, duke i thënë Ismailit se është manipulues i rëndë sepse nuk po flet me fakte.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)