25 Prill 2024

Gjykata Speciale pritet të votohet të hënën

Prishtinë, 31 korrik - Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë plenare të hënën, më 3 gusht, në orën 10:00, me një pikë të vetme të rendit të ditës: shqyrtimi i propozim-amendamentit nr. 24 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të riproceduar në Kuvend nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ky ishte vendimi i sotëm i Kryesisë së Kuvendit, në mbledhjen e saj të përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, kryesuar nga kryetari Kadri Veseli.

Kjo çështje u përshkua me diskutime për dhe kundër nga anëtarët e Kryesisë dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare.

Një debat të gjerë ngjalli edhe propozimi për mocion procedural i grupeve parlamentare opozitare lidhur me procedimin në seancën plenare të radhës, të Projektrezolutës lidhur me krimet e kryera nga Serbia gjatë viteve 1998-1999.

Propozimi u përkrah edhe nga përfaqësues të grupeve parlamentare në pozitë, mirëpo u kontestua në kuptimin procedural. Rrjedhimisht, nuk mori përkrahjen e shumicës së anëtarëve të Kryesisë për të hyrë si pikë e rendit të ditës në seancën e radhës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)